Vajza nga Turqia kërkon motrën: Doli e gjallë nga rrënojat, u zhduk pasi shkoi në spital

Gati një muaj nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë, ku më shumë se dhjetëra mijëra persona janë konfirmuar të vdekur dhe me mijëra ndërtesa janë shkatërruar totalisht, dramat nuk kanë fundit.

Mediat në Turqi citojnë një vajzë, e cila kërkon ndihmë të gjejë motrën e saj, 26-vjeçaren Merve Ateş. E reja mbeti nën rrënojat e tërmetit e saj në lagjen İskenderun të Hatajit, së bashku me prindërit. Ata ndërruan jetë, ndërsa 26-vjeçarja u nxor e gjallë, por e plagosur dhe u dërgua në spital, por që prej atij momenti të afërmit e saj nuk kanë më asnjë informacion.

“Motra ime doli e gjallë nga rrënojat, madje bisedoi edhe me dajën dhe të afërmit e mi. Ajo u dërgua në spital. Dua të shoh motrën time”, është shprehur mes lotësh İpek Koca.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu