Vajzat e mia janë tmerruar nga gjuha e kryeministrit. Vokshi: Rama të përjashtohet nga Kuvendi

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka kërkuar që të përjashtohet nga Kuvendi kryeministri Edi Rama për gjuhën e përdorur në seancën e shkuar plenare.

“Të merret masë për Edi Ramën. Vajzat e mia në shtëpi janë tmerruar nga gjuha e kryeministrit. Ky është shembulli që i japim fëmijëve tanë?

Kam kërkuar nga të gjitha gratë deputete të distancohen. Kërkoj të merret masë dhe të përjashtohet Edi Rama për gjuhën vulgare dhe banale që ka përdorur në parlament”, deklaroi Vokshi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu