Të famshmit e Hollywood-it, më herët kanë bërë betimet e tyre elektorale. Sipas tyre, nëse Trump do të shpallej president, ata do të largoheshin nga Shtetet e Bashkuara. Kështu u betua Miley Cyrus, e cila tha se nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale, do të “zhdukej nga ky vend”.
Këngëtarja e famshme Cher, ka një urrejtje aq të madhe për Trump-in si president, saqë nuk do të donte më të jetonte në planetin Tokë. “Nëse do të zgjidhej ai, do të shpërngulem në Jupiter!”, shkroi në Twitter.
Aktorja e mirënjohur Whoopi Goldberg ka qenë gjithnjë një demokrate e flaktë, por asnjë republikan nuk i ka ngjallur kaq shumë dëshirë për t’ia mbathur nga Amerika, sesa Trump. “Ndoshta është koha të largohem, e ke parasysh, i kam mundësitë për ta bërë”.
Po kështu edhe Samuel L. Jackson nuk u tregua aspak me takt ndaj mungesës së taktit që karakterizon Donald Trump-in. “Boll më me këtë Trump m*ti dhe këto m*t zgjedhjesh”, tha për Jimmy Kimmel, “Do ta shpërngul prapanicën time të zezë në Afrikën e Jugut”.
Një tjetër personazh, komediania Chelsea Handler është një mbështetëse e Hillary Clinton-it, dhe i ka bërë gjërat gati me kohë, nëse Trump-i do të mposhte idhullin e saj. “Kam blerë shtëpi në një shtet tjetër, për çdo rast”.
Barbara Streisand është e dashuruar me Hillary-n dhe tha se do t’i bashkohej të gjithë amerikanëve që duan të ikin në Kanada nëse Trump fiton zgjedhjet.