Valmir Aziri kumton lajmin e mirë për kulturën shqiptare; Qeveria miratoi informacionin për krijimin e Teatrit Muzikor

Sekretari shtetërorë në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar për një lajm shumë të mirë për kulturën shqiptare e kjo lidhet me vendimin e qeverisë për të miratuar informacionin për krijimin e Teatrit Muzikor për shqiptarët, shkruan Aziri.

Positmi i plote:

“Lajm i vitit për kulturën shqiptare!

Sot qeveria e RMV, miratoi informacionin për krijimin e Teatrit Muzikor!

Institucion ky që rrumbullakson institucionalizimin e kulturës shqiptare në RMV, falemenderim i posaçem deri tek zv, Kryeministiri i parë, z. Artan Grubi për kontributin kryesor në këtë proces, falemenderues ndaj të gjithë atyre që kontribuan për krijimin e këtij institucioni, një falemenderim deri tek ministresha e kulturës Bisera Kostadinova – Stojchevska pêr angazhimin e saj në këtë proces shumë domethanës për kulturën në RMV!“- shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu