Valon Behrami e Granit Xhaka komentojnë në fotografinë me të cilën Lumi B ironizoi me Neymarin

Reperi i njohur kosovar, Lumi B, këto ditë ka qenë një emër mjaft i përfolur në media.

Kënga e tij e fundit “Makiato” është pritur mirë nga fansat, teksa vëmendje të madhe morën disa nga vargjet e koduara të kësaj kënge, të cilat ishin thumbuese për serbët.

Vetëm pak ditë më parë, reperi u vu sërish në qendër të vëmendjes, kësaj radhe për shkak të një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Ai publikoi një fotografi të momentit kur futbollisti shqiptar, Valon Behrami, doli triumfues ndaj një aksioni me futbollistin brazilian, Neymar, në ndeshjen e fundit Zvicër-Brazil.

“Ti 200 milionë a?”, ishte mbishkrimi i Lumit në këtë fotografi, referuar faktit se Neymar ishte transferuar për shumën prej 222 milionë eurove nga Barcelona te Paris Saint-Germain.

Kjo fotografi përveç pëlqimeve dhe komente të shumta nga ndjekësit, ka arritur të marrë vëmendjen edhe të vetë protagonistëve të saj.

Ka qen vet Valon Behrami ai i cili ka komentuar në fotografi me një ikonë emotive të lumtur.

Disa rende më poshtë ka komentuar edhe futbollisti tjetër shqiptar, Granit Xhaka, i cili ka etiketuar reperin duke i shkruar me shaka “Mos kështu vëlla”, për t’iu referuar faktit se ironizimi ishte i tepërt.

Në anë tjetër, replikat e fansave kanë qenë të shumtë në mbështetje të Behramit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu