Valverde e largon Coutinhon nga ekipi, shumë afër transferimit në Bayern

Coutinho është gjithnjë e më afër transferimit në Bayern Munich. Mesfushori brazilian, Philippe Coutinho, nuk është as në stol për ndeshjen hapëse të La Ligas që Barcelona pas pak e zhvillon në udhëtim te Athletic Bilbao.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit, duke treguar se nga 19 lojtarët e ftuar, Coutinho është i sakrifikuari për të qëndruar në tribuna, pasi vetëm 7 duhet të jenë në stol, përveç 11 atyre që startojnë.

Kështu, AS, Kicker, Sky e shumë media tjera, kanë nisur të raportojnë se mesfushori brazilian është afër transferimit te Bayerni.

Sipas AS, Philippe Coutinho dhe Bayern Munich kanë arritur tashmë marrëveshje për huazimin deri në qershor të vitit 2020; “Gjithçka mund të mbyllet brenda disa orëve”.

Transferimi i Coutinhos në Bayern, mund të ndikojë direkt te e ardhmja e Neymar Junior, pasi ishi i Liverpoolit ishte çelësi për ta kthyer atë në “Camp Nou”, duke u përfshirë në marrëveshje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu