Shefja e Bashkimit Europian Von der Leyen ka deklaruar se blloku dëshiron të dyfishojë importet e gazit nga Azerbajxhani pasi kërkon në mënyrë urgjente të reduktojë varësinë nga importet e energjisë ruse, sipas Al jazeera.
“BE po i drejtohet furnizuesve më të besueshëm të energjisë. Sot jam në Azerbajxhan për të nënshkruar një marrëveshje të re.
Synimi ynë: dyfishimi i dërgesës së gazit nga Azerbajxhani në BE brenda pak vitesh”, shkroi ajo në Twitter gjatë një vizite në vendin e Kaukazit.










