Varshavë: Dëmtimi i tubacionit të naftës Druzhba nuk është sabotim

Nuk ka asnjë arsye për të besuar se rrjedhja në pjesën polake të naftësjellësit Druzhba është shkaktuar nga sabotimi, tha sot një zyrtar i lartë polak i ngarkuar me infrastrukturën energjetike, transmeton InfoShqip.

Mund të flasim për dëmtime aksidentale“, tha Mateusz Berger për agjencitë botërore. Ai theksoi se nuk ka arsye të besohet se rrjedhja është shkaktuar nga sabotimi.

Operatori polak i naftësjellësit Pern zbuloi dje një rrjedhje në një linjë të tubacionit të naftës që transporton naftë nga Rusia në Evropë.

Pern tha se shkaku i rrjedhjes nuk dihet. Ai u zbulua në një seksion tubi rreth 70 kilometra nga qyteti qendror polak i Plock.

Zëdhënësi i zjarrfikësve, Karol Kierzkovski, ka thënë për televizionin shtetëror TVP Info se rrjedhja duhet të zbulohet dhe ndalohet.

“Kur presioni të ulet (duke pompuar), rrjedhja do të ndalet dhe do të na lejojë të arrijmë në vend”, tha ai, duke shtuar se ishte shumë herët për të thënë arsyet. Ai theksoi se nuk ka asnjë rrezik për popullatën lokale.

Linja e dytë e gazsjellësit dhe elementët e tjerë të infrastrukturës së Pernit po funksionojnë normalisht, shtoi operatori.

Për momentin të gjitha shërbimet e Pernit (teknike, operacionale, zjarrfikëse të brendshme dhe mbrojtje mjedisore) janë duke marrë masat e parashikuara për këtë lloj situate”, theksojnë nga kompania./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu