Vasili i rendit Ramës dështimet: Të ka vdekur qeverisja, je armik i të varfërve

Edi Rama kërkoi në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste arsyen përse shqiptarët e cilësojnë mazhorancën e tij arrogante dhe nuk e gjeti, por nuk ka pritur më shumë se një orë nga fjala e tij, Petrit Vasili nga LSI për t’i kthyer një përgjigje.

Na Facebook, kreu i Grupit të LSI rendit të gjitha vendimet dhe politikat e qeverisë së Ramës që sipas tij godasin shtresën e varfër të popullsisë dhe favorizojnë “bejlerët” që përkrahin kryeministrin e pasurohen në kurriz të shqiptarëve.

“Kryeministrit i ka vdekur përfundimisht qeverisja”, shkruan Vasili teksa më tej me ironi i cilëson taksat e qeverisë Rama si “feudale” dhe thekson se kanë rikthyer skamjen e fundviteve 90′, që i bëri shqiptarët t’u hipin anijeve e të ikin nga Shqipëria”.

“Varferia qe mbolli ky armik i betuar shqiptareve riktheu pas 27 vjetesh emigracionin e mijra shqiptareve nga femijet deri tek te moshuarit. Ky kryeminister e beri Shqiperine duke filluar nga Tirana, vendin me te pasigurte dhe ku krimi i organizuar dhe trafikantet sundojne vendin dhe kryeministrin. Ky kryeminister qe po shkaterron mijra bisnese mban fjalime ne varrimin masiv te bisnesit shqiptar. Ky kryeminister armik i varferve dhe mik i oligarkeve u tregoi shqiptareve deren e braktisjes se vendit. Ky kryeminister i qindra kullave te Tiranes ka krijuar qeverisjen-lavatrice te parave krimit te organizuar mu ne mes te Tiranes.Ky kryeminister qe i grabit edhe buken e gojes duke mbajtur TVSH me te frikshme edhe per vajin fasulet,shqerin dhe miellit nuk ka më asnje lidhje me shqiptaret ka zgjedhur te jete ARMIKU I TYRE dhe mik i neshtruar e perfitues i pangopur i oligarkëve”, shkruan Vasili.

Në fund kreu i Grupit të LSI thekson se Shqiptarët janë pa drejtim dhe duke iu drejtuar po qeverisë thotë se “kush nuk e sheh ose është miop ose është i kapur”, pasi rrugë të tretë nuk ka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu