Vatikani zgjedh logon e shenjtërimit të Nënë Terezës

“Ishte një moment ngazëllimi kur projektuesja me banim në Mumbai (Bombei, Indi), Karen Vaswani, mësoi se logoja e projektuar prej saj ishte zgjedhur prej Vatikanit, si emblema zyrtare për kanonizimin e Nënë Terezës, muajin e ardhshëm, shkruan NDTV.

Projekti i znj.Vaswani përshkruan portretin klasik të Nënë Terezës, tek shikon me dashuri një fëmijë që mban në krahët e saj.

Nënë Tereza, murgesha shqiptare që e kaloi tërë jetën e saj në Kalkuta për të ndihmuar të varfrit dhe të shtypurit, do të deklarohet Shenjtore nga Papa Francesku në Vatikan në 4 shtator.

“Unë u ngazëlleva dhe u habita kur dëgjova se projekti im ishte zgjedhur si logoja zyrtare prej Vatikanit për kanonizimin e Nënë Terezës”,- tha projektuesja 44-vjeçare.

Znj.Vaswani tha se, asaj iu kërkua në prill prej Krydioqezës së Kalkutës të krijonte një logo për festimet e shenjtores.

“Ndërsa projektoja emblemën, unë synova ta bëja shumë të thjeshtë, sepse kam qënë e vetëdijshme që ajo do të përdoret kudo në media, e shtypur dhe elektronike si dhe në rrjetet sociale në mbarë botën”,- shtoi projektuesja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu