Vazhdojnë ‘goditjet’ ndaj bordit të Barcelonës! Alves përkrah Messin në fjalët për largimin e Suarezit nga Camp Nou

Dani Alves ka konfirmuar fjalët e Lionel Messit në kritikat ndaj bordit të Barcelonës për largimin e Luis Suarezit nga Camp Nou.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ishte shumë afër të largohej në këtë verë nga katalunasit, derisa ka lëshuar një mesazh lamtumirës për sulmuesi uruguaian që iu bashkua Atletico Madridit.

Sidoqoftë, argjentinasi ende nuk është i lumtur te Bluagranasit, derisa ka goditur kryesinë e klubit për largimin e turpshëm që i bënë Suarezit.

Ndaj mesazhit të Messit, ka reaguar edhe Alves duke thënë se ka një kohë të gjatë që një gjë e tillë është duke ndodhur, vetëm që vit pas viti është konfirmuar.

“Fatkeqësisht, ky realitet është që një kohë të gjatë. Është konfirmuar vit pas viti. Nuk ka të bëjë me humbje apo fitore, ka të bëjë më shumë, është për respekt dhe ata nuk e din këtë”, ka thënë braziliani.

Messi duket që po ashtu do të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë, pasi kontrata i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu