Nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri thotë se gjyqësor në vend është i kalbur dhe ende vazhdojnë të gjykojnë njerëz të cilët janë vendosur nga pushteti i kaluar dhe se ende jepen urdhra përmes telefonit se kush si të vepron.
“11 vite kanë qenë në pushtet dhe e dimë se në çfarë forme i kanë vendosur, e keni dëgjuar përgjimet. Mijallovi me Musa Xhferin dhe Blerim Bexhetin i bëjnë listat kush do të jetë gjykatës”, deklaroi Muhamed Zekiri nga LSDM.
Pas këtyre akuzave Blerim Bexheti përmes telefonit u kyç live në emision për t’i mohuar pohimet e Zekirit.
“Mjaftë më me këtë demagogji dhe me shpifje, le ta merr padronin e vetë që të mos e demantojnë çdo ditë dhe të flasim shumë shtruar.( ngjitje) Ai manipulon me opinionin, atë e demanton partia e vetë. Ai është një puthadorë”, theksoi Blerim Bexheti nga BDI.
Zekiri për t’ia kujtuar Bexhetit se si janë emëruar gjykatësit në qeverisjen e kaluar nga celulari i tij lëshoi bombat ku dëgjohen duke folur Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti.
Blerim Behxeti: o Muso si je? Si kalon?
Musa Xhaferri: Mirë ja kam dal një muhabet pak kam erdh para se shkoj në shtëpi ka shpija. Ti?
Blerim Behxeti: O Muso, nesër kjo zgjedhja e këtyre prokuroreve më thirri Gordana një vend që është i joni mu lut që tua lëmë atyre
Musa xhaferri: Ku për shmebull?
Blerim Behxeti: Në prokurori në Shkup se qenka kandidat. Djali i një kryetares së gjykatës së apelit. Ai tha është vendi juaj por nuk është vend I rëndësishëm.
Musa xhaferri: Po ama duhet me na dhënë një edhe ata, ne më jemi bërë. Haj ti mendo çka munden me na dhënë.
Blerim Behxeti: Edhe herën e fundit kur kemi pas zgjedhje unë një vend ja dhashë Mihajllos.
Musa xhaferri: E edhe këtë tash dy.
Që të dy vazhduan ta akuzojnë njëri tjetrin duke përdorur fjalën argat.
“Ti je vetëm një argat atje, hiq më tepër”, potencoi Blerim Bexheti nga BDI.
“Kush jam unë e kush je ti e din opinioni zotëri Bexheti, argat i Mihajllkovit të jesh është shumë keq”, u shpreh Muhamed Zekiri nga LSDM.
Edhe Zekiri edhe Bexheti gjatë debatit u shprehen të gatshëm të përballen sy me sy me njëri tjetrin.
Video:










