Thellohet skandali në familjen e Granit Osmanit, drejtorit të VLEN-it. Pasi vetë është drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, ndërsa bashkëshortja kishte kontratë në vepër nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, me pagë mujore prej 2.000 eurosh, portali TS mëson se edhe kunati i Granit Osmanit, pra vëllai i bashkëshortes së tij, Jusuf Sopi, është drejtor i Ndërmarrjes Publike Radiodifuzioni Nacional në Maqedoni.
Me 13 dhjetor 2024 Granit Osmani i shkon në zyrë kunatit të vet pra vëllaut të gruas së tij duke ia ururar postin e drejtorit. “Radiodifuzioni Nacional me drejtor të ri, urime Jusuf Sopi, suksese!” ka shkruar Osmani duke ia bashkuar edhe foton e përbashkët.
Sipas informacioneve zyrtare, paga e drejtorit të Radiodifuzionit është mbi 100 mijë denarë, apo rreth 2.000 euro në muaj.
Granit Osmani vetë drejtor me pagë rreth 2.000 euro, bashkëshortja me kontratë 2.000 euro nga Ministria e Politikës Sociale dhe tash edhe kunati drejtor në Radiodifuzion me pagë rreth 2.000 euro. Kjo i bie se familjarisht ata kanë të hyra prej rreth 6.000 eurosh në muaj nga shteti, me ndihmën e VLEN-it.
E tash, kur shumë të rinj, shumë familje dëshmorësh, shumë aktivistë të VLEN-it dhe shumë njerëz me nevoja të veçanta nuk arrijnë t’ia dalin deri në fund të muajit me bukën e gojës, Granit Osmani familjarisht ka të hyra prej 6.000 eurosh në muaj?
Nga ana tjetër, drejtori i VLEN-it, Granit Osmani, nuk i ka mohuar informacionet zyrtare nga platforma Open Finance, por në një status publik në profilin e tij ka thënë se do t’i padisë të gjithë ata që shpifin dhe keqinformojnë opinionin.
Portali TS tash e tutje do të vazhdojë t’i pyesë të rinjtë dhe të rejat në VLEN se për çfarë vazhdojnë të jenë mbështetës të VLEN-it dhe të këtyre drejtorëve të tyre, të cilët çdo ditë u thonë: do të hyni në punë, do t’ju gjejmë punë apo do të keni kontrata?
Ndryshe, për këtë skandal kanë heshtur edhe dy liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami. /TS/
PS- Foto e postuar në proflin e Granit Osmanit me 13 dhejtor 2024 në profilin e tij!











