Vdekja e policit nga Prizreni në Kukës, Policia e Shtetit tregon çfarë dihet deri tani

Një 35-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:25. Viktima është shtetasi me inicialet Sh. H., banues në Prizren dhe punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në këtë qytet.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 35-vjeçari i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar është arma e shërbimit e viktimës, si dhe për të siguruar çdo informacion që ndihmon në dokumentimin e plotë të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu