Pas raporteve tronditëse se mbi 100 persona u vranë në Rripin e Gazës teksa prisnin të merrnin ndihma, presidenti amerikan njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të nisin dërgimin e tyre nga ajri.
“Ne duhet të bëjmë më shumë, SHBA-ja duhet të bëjë më shumë”, u ka thënë Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Në ditët në vijim, ne do t’iu bashkohemi miqve tanë të Jordanisë dhe të tjerëve, duke dërguar ndihma prej ajrit”, shtoi presidenti 81 vjecar, teksa Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby dha më tej pak më shumë detaje mbi planin amerikane.
“Është planifikuar ndihmë nga ajri, dhe vendimi do të ezekutohet. Duhet ta theksoj megjithatë se është ekstremisht e vështirë të hedhësh ndihma në një ambjent kaq të mbipopulluar. Por sic e theksoi dhe presidenti, se duhet të gjejmë rrugë alternative për asistencën humanitare në Gaza. Që të jemi të qartë megjithatë kjo është nuk zëvendëson ndihmat në terren, nuk zëvendësn kamionët, por është ndihmë shtesë”– tha Kirby.
Njoftimi vjen në kohën kur zhvillohen negociata për një armëpushim në mes të Izraelit dhe Hamasit. Shteti hebre është zotuar ta shkatërrojë grupin që e konsideron organizatë terroriste dhe si pasojë e ofensivës së tij ajrore dhe tokësore në Gazë janë vrarë mbi 30.000 palestinezë. Biden ka bërë thirrje disa herë për të shmangur vrasjet e civilëve, ndonëse vazhdon të mbajë lidhjet e forta me Izraelin, aleatin e SHBA-së. Presidenti amerikan e ka pohuar se shpreson që të arrihet një armëpushim gjashtëjavor përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Incidenti i së enjtes megjithatë, dhe vdekja e dhjetëra plaestinezëve të uritur i komplikuan bisedimet për pushimzjarrit. Pavarësisht pretendimeve të Izraelit se ushtarët e tij nuk ishin të përfshirjë drejtpërdrejtë në këto vdekje, drejtori i spitalit al-Aëda tha se 80 perqind e të lënduarve që po prisnin në radhë në bukë dhe që u dërguan atje për ndihmë mjekësore, kishin në trup plagë plumbash.