Vdes babai i aktorit nga Kosova, Dardan Gashi

Aktori i njohur kosovar Dardan Gashi përmes një postimi në ‘Facebook’ dha lajmin që babai i tij, Adem Gashi, ka ndërruar jetë.

Ai shkroi se varrimi i tij do të bëhet ditën e sotme në ora 15:00 në fshatin Nekoc/ Drenas.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi

Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë

Varrimi i Ademit bëhet sot (e Martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc\ Drenas”, shkroi ai.

Adem Gashi ishte shkrimtar i njohur kosovar.

Vitin e kaluar, atij i ishte ndarë çmimi kombëtar letrar për vepër jetësorë “Azem Shkreli”, nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Adem Gashi ishte edhe autori i këngës “Sërish vjen Marsi”. /Reporteri


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu