Vdes edhe një tjetër tifoz i kombëtares së Shqipërisë

Dy tifozë kanë ndërruar jetë, ndërsa kishin ardhur për të parë ndeshjen e Shqipërisë me Maqedoninë. Ngjarja e parë ka ndodhur në Shkodër dhe e dyta në Kukës, ku ka ndodhur një aksident me motor në afërsi të Kukësit, duke humbur jetën motoristi i Klubit “Plisat“, Ramiz Isenaj.

Në vijim mund ta lexoni të plotë njoftimin e Klubit “Plisat” në Zvicër:

“Me pikëllim e thellë të trishtuar ju njoftojmë se mbrëmë në një aksident të rëndë me motor ne afërsi të Kukësit ka ndërruar jetë anëtari, miku, vllau ynë, Ramiz Isenaj!

I ndjeri rrugën për Shqipëri e ka marrë për të parë lojën Shqipëri-Maqedoni!

Ramizi apo baci ynë do të mbahet mend si një humanist i madh që nuk ka hezituar asnjëherë t’ju dalë në ndihmë njerëzve në nevojë.

Së fundi ai ka qenë para finalizimit në ndërtimin e një shtëpie për një familje të pastreh.

Baci po ashtu e ka përkrah fuqishëm aksionin e Plisave në ndërtimin e shtëpisë për familje e pastrehë nga fsh. Zhegoc qe u finaliziar vitin e kaluar.

Ne shokët e tij do të ruajmë kujtimet më të mira për të si një burrë i fjalës nderit e besës.

Një burrë human që na ishte shembull si respektohet familja, miqtë e shoqëria!

Lusim Zotin që ta bekoj shpirtin e shokut tonë!

Lamtumirë mik e qoftë i përjetshëm kujtimi për ty! Po na le me lot në sy, por krenarë që të kishim!

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, dheu Shqipërisë mëmë“.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu