Vdes gruaja më e vjetër në botë

Gruaja më e moshuar në botë, dhe e mbijetuara e vetme e lindur në shekullin ë nëntëmbëdhjetë ka vdekur të shtunën në Japoni në moshën 117 vjeç.

Nabi Tajima ka vdekur në spitalin e Kikai, prefekturën e Kagoshimes, në Japani.

Mediat japoneze raportojnë se Tajima vitet e fundit te jetës i ka kaluar nën përkujdesje të infermierëve. Mirëpo ajo ishte hospitalizuar vetëm, në muajin e kaluar, siç kanë treguar familjarët, transmeton ksp.

“Ajo ka vdekur thuajse sikur të flinte. Meqë ka qenë një punëtore e madhe dua t’i them pusho e qetë”, ka thënë stërnipi i saj 65 vjet Hiroyuki për mediat japoneze.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu