Vdes personi i cili u qëllua sonte me breshëri plumbash në Shkup

Personi M.J. që rreth orës 18:00 u qëllua me armë zjarri në rrugën “Vlladimir Komarov” në Aerodrom është dërguar në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, pa shenje jete, informojnë për MIA-n nga ai institucion shëndetësor.

“Personi i qëlluar u soll në Klinikën për sëmundje kirurgjike ‘Shën Naumi i Ohrit’-Shkup, pa shenja jete. Edhe krahas asaj që mjekët tentuan ta rianimojnë 40 minuta, pas gjithë përpjekjes së bërë është konstatuar vdekja”, theksuan nga Klinika.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu