Vdiq kryepolici që urdhëroi përgjakjen e Gostivarit kundër flamurit shqiptar

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bën të ditur se ka ndëruar jetë, Tomisllav Çokrevski, profesor universitar dhe ish-ministër i MPB-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Çokrevski ka qenë ministër në periudhën 1996-1998, periudhë kur ndodhi edhe rasti e Gostivarit, si edhe arrestimet tjera në Tetovë, në lidhje me çështjen e flamurit shqiptar.

Por ai kurrë nuk ka dhënë përgjegjësi për dhunën e ushtruar dhe vrasjen e tre shqiptarëve dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve, që dolën në protestë për mbrojtjen e flamurit.

Çokrevski gjithashtu ka patur dijeni edhe për pilotin shqiptar Sinan Vitia, i cili për herë të fundit është parë në aeroportin e Shkupit. Çokrevski ka pohuar se Vitia ka qenë në duar të policisë maqedonase.

Ngjaret e përgjakshme të 9 korrikut të vitit 1997 në Gostivar.

Ngjarjet e përgjakshme të 9 korrikut të vitit 1997, datë kjo e krenarisë së dhimbshme në mbrojtje të flamurit kombëtarë. Pasojat e ngjarjeve të përgjakshme të 9 korrikut ishin tragjike dhe të përgjakshme, u vranë tre shqiptarë, u plagosën mbi 100 të tjerë, u keqtrajtua pa mëshirë çdo qytetarë jo maqedonas që gjendej nëpër rrugë. Pikërisht në këtë datë, qytetarët shqiptarë të Gostivarit organizuan një rezistencë në mbrojtje të përdorimit të flamurit kombëtar, sfidë kjo e cila iu kthye me një forcë të brutale dhe me burgosje të shumta.

Manifestimet e protestës nisën si pasojë e heqjes në orën 1 e 30 të mëngjesit, të datës 9 korrik, të flamurit kombëtar shqiptar nga forcat speciale të policisë maqedonase.

Dy orë pas heqjes së flamurit, forcat e policisë arrestuan rreth 30 veprimtarë politikë shqiptarë, mes të cilëve kryetarin e Komunës Gostivarit, Rufi Osmani si dhe kryesuesin e Këshillit komunal, Refik Dauti.

Një akt i tillë i policisë maqedonase është ndërmarrë edhe pse një ditë më parë, më 8 korrik 1997, Kuvendi Republikan miratoi ligjin, përmes të cilit u lejua zyrtarisht përdorimi (kufizuar) i flamujve të “nacionaliteteve”, pra edhe i Flamurit të shqiptarëve.

Situatë të njëjtë aso kohe pati edhe në qytetin e Tetovës, ku policia kishte ndërmarrë të njëjtin akt të heqjes së flamurit shqiptar. Në Tetovë, ashtu si në Gostivar, ky akt u shoqërua me shkatërrimin nga ana e forcave policore të lokaleve të komunës dhe të pajisjeve që gjendeshin aty.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu