Vdiq si një hero që rrallë e gjen sot në Shqipëri…dhe jo vetëm (VIDEO)

Me veprimin e tij ndali një tragjedi, por la zemërthyer të dashurit e zemrës.

Ra hero – thonë të gjithë personat që u bënë dëshmitarë të një ndërhyrje të rrallë në Shqipëri, teksa brenda një pike të këmbimit valutor, ndodhte një grabitje e armatosur.

Agur Vernozi 54-vjeçar, pa teksa në ambientet e biznesit të miqve të tij, persona të maskuar dhe të armatosur kërcënonin arkëtarin për të bërë grabitje. Aty pati përleshje pasi pronari i pikës së këmbimit valutor ndërhyri për të mbrojtur gruan tij arkëtare, por në këtë situatë, do të kishte dhe një humbje jete.

Agur Vernozi do të kalonte krejt rastësisht në rrugë, dhe nxitimthi do të futej në biznesin ku pa përleshjen mes grabitësve me armë dhe miqve të tij.

Hyri dhe u përlesh me ta, duke marrë një plumb në kokë. Një ditë pas kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur “Zogu i Zi” në qytetin e Fierit, Vernozi ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha.

Por sa i rrallë është gjesti i tij?

Në fakt, veprime të tillë, në Shqipëri ka kohë që nuk dëgjohen, e sidomos vitet e fundit ku krimi i rrugës është shtuar shumë.

Nuk është rasti i parë që ka pasur grabitje dhe nuk do të jetë rasti i fundit, por veprimi i Vernozit është ngulitur në ndërgjegjen tonë, si një klithmë për një shoqëri që nuk reagon.

Miku i tij, i cili e pa të futej në vendin e krimit për herë të fundit, thotë se Aguri ishte një njeri që ndihmonte shumë të tjerët.

Shqetësimi i tij më i madh tani, është për familjen e 54-vjeçarit, 4 fëmijët dhe gruan, për të cilët thotë se shtetit duhet t’i ndihmojë pasi nuk kanë mundësi për të jetuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu