Vedat Muriqi prezantohet si lojtar i Lazios: Jam në klubin më të mirë në kryeqytet

Vedat Muriqi është prezantuar në konferencë për shtyp për herë të parë si lojtar i Lazios.

Sulmuesi nga Kosova finalizoi kalimin e tij te klubi italian për 18 milionë euro plus dy të tjera në bonuse nga Fenerbahce, mirëpo ende nuk ka debutuar.

Ai fillimisht doli pozitiv me COVID-19 dhe kishte një lëndim, por pritet të ketë minuta në fundjavë ndaj Sampdoria.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell konferencën e plotë për shtyp të Muriqit dhe Igli Tares, drejtorit sportiv të Lazios:

Tare: “Muriqi bashkohet me një skuadër shumë të fortë që do të luajë tre gara të vështira dhe të rëndësishme. Vedati do të jenë i rëndësishëm për ne gjatë këtij viti”.

“Nuk e fsheh kënaqësinë e prezantimit të Vedatit sot. Negocimi ishte i lodhshëm dhe i gjatë, por sot ne jemi të lumtur që e kemi sjellë atë në Romë”.

Muriqi: ”Unë Ibrahimovici i Kosovës? Është një nder për mua të jem këtu, por unë do të jem Muriqi i Lazios, jo Ibra i Lazios”.

”Ekzistojnë ndryshime midis lojës në Turqi dhe asaj në Itali. Tani jam në Lazio dhe do të bëj më të mirën që ekipi të arrijë qëllimet e tij”.

”Unë do të jap maksimumin tim në çdo ndeshje dhe në çdo seancë stërvitore, e di që kam mbërritur në një nga klubet më të rëndësishme në Itali dhe në skuadrën më të mirë të kryeqytetit. Unë dua të jem aq i madh sa klubi im”.

”Zgjodha këtë klub edhe falë Tare: Lazio ishte opsioni më i mirë dhe për mua ky është një nder i madh”.

”Të luash me Immobile është një ëndërr për mua. Më kujtohet se ku isha kur fillova dhe tani do të matem me fituesin e Këpucës së Artë: Do të duhet të mësoj shumë prej tij për ta mbështetur në fushë dhe për ta lejuar atë të shënojë shumë gola”.

”Unë do luaj ku të më vendos trajneri, më pëlqen të ndihmoj ekipin dhe të ndihmoj shokët e mi edhe në fazën mbrojtëse”.

”Të gjithë futbollistët do të dëshironin të luanin derbin e Romës. Unë kam luajtur me skuadra të tjera derbi, por mezi pres të luaj këtë derbi”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu