Veljanoski takohet me Romeon: Italia është mbështetëse e madhe e Maqedonisë për në BE dhe NATO

Maqedonia dhe Italia ndajnë lidhje të përbashkëta të rëndësishme, vlerësuan kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski dhe Karlo Romeo, ambasadori i sapoemëruar italian në Maqedoni në takimin e sotëm në Shkup.

Në takim, informojnë nga pres-shërbimi kuvendor, është biseduar për gjendjen aktuale politike në Maqedoni, sfidat e rëndësishme, me të cilat përballet dhe aspiratat e ardhshme.

Ambasadori italian Romeo ka potencuar se vendi i tij është mbështetës i madh i Maqedonisë në rrugën e saj drejt proceseve eurointegruese atlantike.

Veljanoski, e ka informuar ambasadorin për dy vizitat e tij në Romë, të cilat janë realizuar gjatë këtij viti, ndërsa kanë qenë me rastin e shënimit të festës së iluministëve mbarësllovenë shën Cirili e Metodi.

Dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për sfidat, me të cilat përballen dy vendet në pikëpamje të krizës së emigrantëve. Në takim, gjithashtu, është biseduar për bashkëpunimin e mundshëm të ardhshëm në më shumë sfera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu