Veljanovski pranon kërkesën e LSDM-së

Petre Shilegov, nga radhët e LSDM-së, ka pasur një kërkesë drejtuar udhëheqësit të seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të cilën kërkesë Veljanovski edhe e ka pranuar… 

Sot në seancën konstitutive të Kuvendit të Maqedonisë, ku debatohet rreth zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, deputeti nga rradhët e LSDM-së, Petre Shilegov ka kërkuar nga udhëheqësi i mbledhjes Trajko Vejanovski që të mos lejojë debatë të panevojshme, debate që fillojnë me Lekën e Madh dhe mbarojnë me Nikolla Gruevskin. 

“Po ju lus të mos lejoni tema jashta rendit të ditës. Do të duhet të flasim për pikë konkrete e jo të flasim nga Aleksandarin e Madh e deri te Nikolla Gruevski. Kështu po pengojmë punën e kuvendit duke debatuar për gjithçka. Ju lutem ti merni fjalën gjith atyre që dalin jashta temës”, u shpreh Shilegov. 

Veljanovski mori parasysh kërkesën e deputetit Shilegov që mos të replikohet në tema jashta rendit të ditës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu