Vëllai i Adem Jasharit dekorohet me titullin “Urdhri i Lirisë”

Në ditën e dytë të nderimit të betejave të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, vëllait të komandatit legjendar Adem Jashari i është dhënë titulli “Urdhëri i Lirisë”.

Gjatë luftimeve më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 nga sulmi i forcave serbe mbi kullë ranë dëshmorë 59 pjesëtarë të familjes Jashari.

Por që u pasua më pas me ngritjen në betejë të luftëtarëve të Kosovës. Në seancën e posaçme në parlament presidentja Vjosa Osmai i ka cilësuar këto data si shtyllat më të forta të shtetit.

Në 18 mars Kurti do të duhet të ulet me Vuçiç për marrëveshjen por në kuvend solli në vëmendje rezistencën.

Vetë Rifat Jashari solli në vëmendje amanetin e të vëllait e dëshmorëve të rënë.

“Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë dhe bijat tona, ne kemi arritë sot këtu, jemi të lirë, jemi tubuar të lirë. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet mike i kemi pranë nesh, edhe ju ushtarë të nderuar e oficerë. I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, veteranët, invalidët, familjarët e personave të zhdukur, të gjithë juve këtu, iu uroj shëndet. Lavdi e nder të gjithë atyre që ranë”, u shpreh ai.

Por në nderimet për betejat duket se janë lënë në harresë një pjesë e drejtuesve të ushtrisë, të cilët tashmë janë në hagë në gjykim pikërisht për luftën për pavarësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu