Vëllai i Liridona Ademajt takon nipat e tij pas shumë kohe

Leonard Ademaj – vëllai i Liridona Ademajt, që u vra disa muaj më parë, i ka takuar pas shumë kohe nipat e tij, shkruan Insajderi.

Në pamjet që po qarkullojnë duket që takimi ka ndodhur në Suedi dhe Leonardi shihet shumë i emocionuar.

30 vjeçarja Liridona Ademaj, ishte vrarë më 29 nëntor të vitit të kaluar, derisa ishte duke udhëtuar me makinë në periferi të Prishtinës, bashkë me burrin dhe dy fëmijët e saj.

Të arrestuar për këtë rast makabër janë katër persona.

I dyshuari kryesor është ish bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, i cili që gjendet në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Në paraburgim po mbahen edhe tre të dyshuarit tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu