Vendi që kërkon pajisjen e makinave me alarm për prindërit që harrojnë fëmijët brenda

Italia u ka kërkuar prindërve, që të pajisin makinat e tyre me alarm, në mënyrë që mos ti harrojnë fëmijët e tyre brenda.

Një dekret i ministrisë së transportit ka hyrë në fuqi, si një përpjekje për të parandaluar vdekjet e tilla.

Pajisjet duhet të lëshojnë sinjale audio dhe vizuale, që mund të përceptohen si brenda dhe jashtë automjetit dhe që nxiten nëse fëmija lihet në veturë. Kërkesa vlen për prindërit të cilët kanë fëmijë më të vegjël se 4 vjeç.

Shkelësit rrezikojnë të gjobiten deri në 360 dollarë, dhe të humbasin pikë në licencën e shoferit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu