Vendim i Qeverisë: Nuk preken rrogat e administratës, ja masat e reja nga qeveria

Të gjithë funksionarët e emëruar dhe zgjedhur do të marrin paga minimale për muajin prill dhe maj, përfshi edhe presidentin e shtetit, kryeministrin, ministrat, kryetarët e komunave dhe të tjerë.

Kryeministri gjithashtu theksoi se gjatë krizës së koronavirusit të gjitha bankat do të shtyjnë pagesën e kësteve të kredive për të gjithë qytetarët për 3-6 muaj dhe atë pa nënshkrimin e aneks marrëveshjeve.

ja çfarë thuhej në vendimin e Qeverisë:

Nuk preken rrogat e administratës shtetërore dhe publike✅

▶️Të gjithë funksionerët dhe të emëruarit në nivel shtetëror dhe lokal do të marrin rrogë minimale prej 14.500 den për muajt prill dhe maj, të vitit 2020✅

▶️Përkrahje financiare për të prekurit nga kriza, subjektet juridike, punëdhënësit nga sektori privat për muajt prill dhe maj të vitit 2020, me vlerë të rrogës minimale (14,500 denarë në muaj) për punëtor.

▶️Ndihmë për sportistët,
për të gjithë sportistët e punësuar në organizata sportive, qeveria do të sigurojë rrogë minimale prej 15.500 den për muajin prill dhe maj.

▶️Ndihmë për artistët, për 141 artistë të pamvarur do të sigurohet rrogë minimale për muajt prill dhe maj si dhe kontribute përmes Ministrisë së Kulturës.

▶️Rrogë mujore për qytetarët që kanë ngel pa vend pune për shkak të krizës, në vlerë prej 50% të rrogës mesatare të punëtorit, në periudhë prej 6 muajsh.

▶️Kryetarët dhe anëtarët e këshillave drejtues dhe këshillave mbikëqyrës të institucioneve publike nuk do të marrin kompensime gjatë periudhës së krizës.

▶️Kujdes për personat në ekonominë joformale – Kompensim prej 7.000 denarësh për shtëpi për persona pa angazhim punues ose persona që kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale.

Për personat që kanë mbetur pa angazhim ose kanë qenë pjesë e ekonomisë joformale mundësojmë hyrje të shpejtë në sistemin e mbrojtjes sociale për muajt prill dhe maj. Ata do të marrin mesatarisht nga 7.000 den për shtëpi/amvisëri.

▶️Ndalohet ligji për përmbarim deri në fund të qershorit. Suspendohet, pra ndalohet ligji për përmbarim deri në fund të qershorit. Përmbaruesit do të jenë të obliguar të ndalojnë të marrin masa për çfarëdo lloj veprimi përmbarues.

▶️Shtyerja e kredive tek bankat
BPRMV e ndryshoi vendimin për metodologjinë për menaxhimin me rrezikun kreditor me qëllim të sjelljes së dispozitave të veçanta për shkak të zbutjes së pasojave nga virusi COVID-19.
Me qëllim të lehtësimit të zbatimit të aktiviteteve të miratuara me vendimin, e cila u referohet bankave që të marrin aktivitete për shtyrje të pagesave, riprogramim dhe marrveshje në mes bankave dhe klientëve të tyre në kushte të krizës nga virusi COVID -19.

▶️Kredi shtesë pa interes për ndërmarrjet në shumë prej 8 milionë eurove të reja.
Banka për zhvillim e Maqedonisë së Veriut, përveç 5.7 milionëve do të lëshojë edhe 8 milionë euro kredi pa kamatë për mikro kompanitë dhe kompanitë e vogla dhe të mesme të cilat mund t’i marr ndërmarrja varësisht prej numrit të të punësuarve.

▶️50 Milionë euro kredi të lira nga banka për zhvillim të plasuara nëpërmjet bankave komerciale për mbrojtje të likuiditetit të ndërmarrjeve.
Në kornizë të marrëveshjes momentale për huamarrje ndërmjet bankës për zhvillim dhe bankës investuese europiane, mundësohet shfrytëzimi i kredive më të favorshme të dedikuara për ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
Qëllimi parësor i kësaj linje kreditore është sigurimi i kapitalit për përkrahje për projekte të reja, punësime të reja, likuiditet më të madh dhe zmadhim të eksportit.
Me këtë masë bankat komerciale do të kenë mundësi të ofrojnë kredi me marzhë më të vogël dhe do të mund kreditë t’i ofrojnë me normë interesi përafërsisht 1.5%.

▶️Ndalohet hapja e procedurave të falimentimit gjatë periudhës së krizës dhe 6 muaj pas përfundimit të krizës.

▶️Të përgatitet dekret për të gjithë të punësuarit në sektorin publik që do të llogariten se e kanë shfrytëzuar pushimin e 2019-ës.

▶️Personat që janë të angazhuar me kontratë në vepër, të cilët njëkohësisht janë të punësuar në vend tjetër pune do të pranojnë honorar 50% më të vogël nga shuma që e kanë të nënshkruar në marrëveshje. Kjo masë nuk do të zbatohet nëse personat nuk janë të punësuar dhe të hyrat nga kjo kontratë janë të ardhurat e vetme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu