Vendimi i SHBA-së për Jerusalemin, ushtria e Malajzisë “gati” për të luajtur rol

Ministri malajzian i Mbrojtjes, Hishamudin Hussein, deklaroi të shtunën se Forcat e Armatosura të Malajzisë (ATM) janë gati të kryejnë detyrën e tyre ndaj çështjes që po përballet Jerusalemi…

“Duhet të jemi të përgatitur për çdo mundësi. ATM-ja ka qenë gjithmonë gati duke pritur udhëzime nga lidershipi i lartë”, theksoi Husseini, cituar nga agjencia shtetërore malajziane e lajmeve, “Bernama”.

“Le të lutemi që kjo mosmarrëveshje të mos çojë në kaos”, shtoi ministri Hussein.

Të mërkurën, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se vendi i tij e njeh Jerusalemin si “kryeqytet të pandarë të Izraelit” duke bërë me dije gjithashtu se ambasada amerikane do të zhvendoset nga Tel-Avivi në qytetin e shenjtë.

Ndryshimi dramatik i politikës së SHBA-së për Jerusalemin shkaktoi demonstrata në territoret e pushtuara palestineze, Turqi, Egjipt, Jordani, Tunizi, Algjeri, Irak dhe vende të tjera myslimane.

Jerusalemi mbetet në qendër të konfliktit Izrael-Palestinë, me palestinezët që shpresojnë se Jerusalemi Lindor, tani i pushtuar nga Izraeli, mund të shërbejë përfundimisht si kryeqytet i një shteti të ardhshëm palestinez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu