Vendosen tabelat edhe në shqip në veri të Kosovës (FOTO)

Qeveria e Kosovës ka nisur vendosjen e tabelave edhe në shqip, gjegjësisht dygjuhëse (shqip dhe serbisht) në pjesën veriore të Kosovës.

Siç raporton portali i komunitetit serb “Kossev”, këto tabela janë zëvendësuar nga Rudare në Soçanicë dhe plani është që të zëvendësohen deri në Jarinje. Deri më tani në këtë zonë kishte tabela vetëm në serbisht dhe kryesisht me simbolin shtetëror të Serbisë, të aplikuara nga pushtetet paralele në veri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu