Vendosi eksploziv në autobusin e funeralve, kapet 28 vjeçari

Komisariati i policisë numër 4 në Tiranë ka arrestuar personin e dyshuar që i vuri eksploziv një autobusi të shërbimeve funerale një ditë më parë në kryeqytet.

Në pranga ka rënë Erion Duçka, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi rreth orës 03:40 të datës 25.08.2016 në rrugën “Gjolek  Kokona”, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme gjatë kryerjes së detyrës.

Nga veprimet hetimore të kryera ky shtetas është i dyshuar i ngjarjes së shkatërrimit të pronës me eksploziv ndodhur më datë 25.08.2016 në rrugën “Arben Minga” ku i është vendosur lëndë plasëse autobusit me targë AA940CG në pronësi të shtetasit K.R.

Shtetasi Erion Duçka, dyshohet se menjëhërë pas kryerjes së ngjarjes është larguar me një biçikletë dhe është ndaluar nga punonjësit e patrullës, të cilët i ka kundërshtuar me dhunë në tentativë për t’u larguar.

Materialet do t’i  kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të policisë së rendit publik” dhe “shkatërrim prone me eksploziv”./shqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu