Vera e nxehtë politike në Bullgari, kush do ta shpëtojë Kiril Petkovin?

Arka e zbrazët shtetërore dhe negociatat me Maqedoninë e Veriut janë arsyet kryesore që një pjesë e ministrave të partnerit të koalicionit “Ka një popull të tillë” të dalin nga qeveria e Kiril Petkovit.

Sot edhe zyrtarisht dorëheqjen e saj e deponoi ministrja e jashtme bullgare Teodora Gençovksa e cila në mënyrë aktive i udhëhiqte negociatat me MPJ-në në lidhje me kontestin Shkup-Sofje.

Nga ana tjetër, në Kuvendin e Bullgarisë 7 deputetë e lëshuan grupin e deputetëve të partisë “Ka një popull të tillë”. Ende nuk kanë marrëveshje të qëndrueshme për bashkim me partinë “Vazhdojmë me ndryshimin” të Kiril Petkovit.

Pazarllëk….por nuk mund të jap përgjigje, kur nuk ka çmim. Ligji për tregti nuk parasheh, se kur nuk ka çmim për marrëveshjen biznesi, kjo nuk ka domethënie. Ne bëjmë marrëveshje me njerëz me motivim të vërtetë për ta ndryshuar Bullgarinë”- deklaroi Atanas Minçev, “Vazhdojmë me Ndryshimin”.

Ai shtoi se po lëvizin drejt sigurimit të shumicës absolute në Kuvend.

Për kontestin me Maqedoninë, komentoi edhe ish-ambasadorja e Bullgarisë në SHBA-të.

Të gjitha negociatat edhe për BE-në edhe për NATO-n ishin procedura dhe procesi brenda të cilëve ne i bëmë ndryshimet. Nëse duam që Maqedonia e Veriut t’i zbatojë ndryshimet për të cilët ne insistojmë, kjo mund të ndodhë vetëm kur Maqedonia do të hyjë në BE, kështu është “e kapur” në elementet e detyrueshme dhe kërkesat e procesit negociues”- tha Gelena Poptodorova, ish-ambasadore e Bullgarisë në SHBA.

Ajo është e bindur se Evropa nuk e di saktë se çfarë po i kërkon Bullgaria Maqedonisë para fillimit të negociatave aderuese me BE-në.

Së pari, respektim i kornizës së miratuar në Kuvendin e Bullgarisë. Së dyti, përfshirje të bullgarëve të Maqedonisë së Veriut në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut që të mund të mbrohen të drejtat e tyre. Së treti, të zbatohet marrëveshja për fqinjësi”- deklaroi Kiril Petkov, Kryeministër i Bullgarisë.

Nga kabineti i Petkovit thanë se do të bëhet gjithçka që të shmangen zgjedhje të parakohshme parlamentare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu