Verstappen: Kur nisi sezoni ishim të mbaruar

Max Verstappen festoi titullin e dytë kampion për pilotë në Formula 1, një arritje që në fillim të sezonit dukej e paimagjinueshme. Piloti holandez kujton deklaratat e fillimsezonit, ku shprehej se do të duheshin 20 vite për të arritur Ferrari, që dominonte në garat e para, ndërsa Red Bull tërhiqej dhe nuk merrte pikë.

“Ndershmërisht, fillimi i sezonit ishte një dilemë e madhe për ne, pasi nuk dinim se ku po shkonim. Ne na dukej sikur gjërat ishin në rregull, por asnjëherë nuk di se çfarë bëjnë të tjerët. Kur erdhi gara e parë sezonale në Bahrein kishim shumë pikëpyetje dhe nuk e kuptonim se çfarë kishim bërë gabim”, tha Verstappen.

Nuk po tregonim potencialin real të makinës tonë. Modifikimet që bëmë përgjatë sezonit ndryshuan gjithçka në favorin tonë, sidomos në humbjen e peshës së makinës. Nuk duhet të harrojmë që edhe rivalët tanë bënë disa gabime, por sinqerisht nuk mendoja se do të festonim në fund të sezonit kur pamë nisjen katastrofike që bëmë në mars-prill”, tha Verstappen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu