Kadri Veseli, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, është duke folur sonte për një pjesë të programit të tij.
Ai duke treguar për politikat e tij sociale, ka thënë se më në Kosova nuk ka vend për “dembel”.
“I kemi bë dembela njerëzit prej 40 deri në 50 vjeç duke iu dhënë social, do ta dalin t’i pastrojnë lumenjtë, le ti pastrojnë deponitë e borllogut”, ka thënë Veseli në Zonën Zgjedhore, shkruan Insajderi.
“Do ta bëjmë Kosovën Zvicërr. Kosova ka me qenë Zvicra e Ballkanit”.










