Samiti i Ohrit ka bërë bashkë sot treshen politike Edi Rama, homologun e tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić .
Të pranishëm janë gjithashtu dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi. Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar të marrë pjesë në takim.
Në samit, pritet të diskutohet përsa i përket zbatimit të katër lirive të Bashkimit Evropian; lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve.
Ajo që ka tërhequr sërish vëmendje është paraqitja e kryeministrit Rama.
Ai mban veshur kostum dhe atlete, kjo tashmë nuk është më një gjë e re.
Shpesh herë kryeministri është komentuar për dajet e tij me çitjane.










