Vetëm emrin ka shqip, nga i ka rrënjët paketa Anti-KÇK

Gjatë ditës së sotme, për plot 1 orë e 30 minuta Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën Anti-KÇK. Kjo paketë, pritet që të godasë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Por nga e ka zanafillën ideja e kësaj pakete? Zyrtarisht thuhet se paketa e njohur si “KÇK” është hartuar me konsultimin e ekspertëve izraelitë.

Sipas Ramës, kjo paketë do të ketë bashkëpunimin në terren me partnerët për korrupsionin shtetëror, por edhe në sektorin privat. Pjesë e anti KÇK do të jenë inspektorët e Guardia di Finanza italiane dhe ata të FBI Amerikane.

Në përfundim të konferencës, Rama u shpreh i vendosur se kush nuk e voton KÇK-në do të përjashtohet nga grupi parlamentar socialist.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu