Vetëvendosje i dërgon LDK-së ofertën e fundit, ja sa ministri parashihen

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar mbrëmë vonë ofertën e fundit, kryetarit të LDK-së, Isa Musatafa.

Në këtë ofertë Kurti ka propozuar rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14. Kësisoj, LDK do të ketë gjashtë ministri, VV, pesë, derisa minoritetet tri ministri. Oferta nga Kurti tek Mustafa ka shkuar të hënën rreth orës 22:00. Në këtë ofertë janë detajuar të gjitha pozitat që do të mbante secili subjekt. “Kryeministri, kryetari i Kuvendit, zv.kryeministri i 2-të, një nën-kryetar Kuvendi, 5 ministri do t’i takonin VV-së”, thuhet në propozim. VV, në këtë propozim ka ofruar që LDK të ketë zv,kryeministri i 1-rë, nënkryetari i 1-rë i Kuvendit, 6 ministri, dy zv.ministra më shumë se LVV. Po ashtu VV është pajtuar që LDK ta propozojë kandidatin për President i cili sipas VV-së plotëson të gjitha kushtet dhe te gjitha kriteret kushtetuese. “Nëse, për çfarëdo arsye nuk zgjedhet Presidenti, atëherë LDK do ta marrë një ministri shtesë”, thuhet në propozim. Që nga e enjtja e javës së kaluar, nuk ka pas më një takim LDK-VV. Pas këtij takimi të fundit të dy liderët e këtyre partive, ikën duke mos u prononcuar para medieve. Ndërkaq dje, pas vizitës së ambasadorit amerikan Philip Kosnett në LDK, ku ai iu bëri thirrje të dy partive që ta formojnë sa më shpejt qeverinë, një prononcim të shkurtër e dha kryetari i LDK-së Isa Mustafa. Kreu i LDK-së, pas takimit me Kosnett, tha se zgjidhjen e kanë VV-ja për marrëveshjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu