Veton Surroi: Marrëveshja e Ohrit e ndryshoi Maqedoninë, faktori shqiptar e forcoi atë

Publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi, në një prononcim për indeks.mk ka thënë se nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit e ka ndryshuar Republikën e Maqedonisë së Veriut kurse faktori shqiptar e ka forcuar shtetin.

Ai ka thënë se ky proces është evolutiv dhe ka ndihmuar konsolidimin e Maqedonisë.

Mendoj se rroli i faktorit politik shqiptar ka qenë një rol i cili e ka forcuar shtetin dhe mendoj se intenca e manifestuar edhe atëherë me Marrëveshjen e Ohrit, jo e shqiptarëve të cilët duan të shkëputen nga Maqedonia, jo e shqiptarëve që duan të krijojnë ndasi brenda Maqedonisë, por të shqiptarëve si faktor koheziv. Mendoj se ky rol po forcohet dita ditës dhe është në manifestim e sipër”, tha fillimisht Surroi.

Ai vuri në dukje se Maqedonia ka evuluar shumë brenda 20 viteve në të cilat ka qeverisur BDI-ja.

Ka media dhe vlerësime të ndryshme. Mendoj se historikisht po të shohim në 20 vitet e fundit transformimi i këtij shteti në një shtet, anëtarë i NATO-s, dhe që ka filluar bisedimet, negociatat për integrim në BE tregon për një evulucion të vendit”, deklaroi Surroi.

Foli edhe për përcaktimin e tri shteteve shqiptare po edhe për iniciativat rajonale, duke marrë shembull konkret, Ballkanin e Hapur dhe mos pjesëmarrjen e Kosovës në të njëjtën. Shtoi se Kosova me patjetër duhet të marrë pjesë në këtë iniciativë, qoftë edhe si vëzhguese.

Ekziston një përcaktim historik në kryeqytetet e shteteve të shqiptarëve, që ardhmëria e këtij rajoni është në Bashkimin Evropian. Dhe për momentin në shumicë, Kosova është i vetmi vend, ndonëse me prani ushtarake të NATO-s, nuk është anëtare e NATO-s dhe mendoj se kjo do të ndryshojë në të ardhmen e afërt. Mendoj se nuk duhet biseduar pro a kundër. Mendoj se çdo iniciativë rajonale duhet ta ketë praninë e Kosovës brenda dhe ky duhet të jetë parim i Kosovës. Mendoj se vlera e çdo iniciative rajonale matet me efektet e saj”, përfundoi Surroi.

Kujtojmë se publicisti Veton Surroi dje ishte në Maqedoni dhe qëndroi në Tetovë, ku takoi kreun e Bashkimit Demokratik për Integim, Ali Ahmeti në selinë e partisë në Reçicë të Vogël, ku siç merret vesh, kanë biseduar për aktualitetin politik dhe fillimin e negociatave të RMV-së me BE-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu