Në muajin Gushti të vitit 1989, Nënë Tereza bëri vizitën e parë të saj në Shqipëri.
Kjo, pak muaj para se në vend të nisnin ndryshimet e para, pasuar me lëvizjet demokratike kundër regjimit komunist.
Gjatë kësaj vizite Nënë Tereza është filmuar duke çuar lule edhe te varri i ish diktatorit Enver Hoxha. Kjo video e rrallë mësohet të jetë bërë nga TVSH dhe është mbajtur në arkivën shtetërore për një kohë të gjatë.