MPB-ja ka kapur krerët e një rrjeti të gjerë trafikimi me drogë që ka shitur në Maqedoni dhe jashtë kufijve.
Siç njoftoi ministri i Brendshëm Mitko Çavkov, janë arrestuar gjashtë trafikues kryesisht nga Shkupi, dhe një është në arrati.
Çavkov kujtoi se veprimet e tyre kanë qenë të ndihmuara nga një inspektor policie, prokuror, dhe një drejtor spitali të cilët janë kapur më herët në kuadër të aksionit “Rrjeti” i cili ka filluar më herët.