Villas-Boas tregon pse Ronaldo duhet ta fitojë Topin e Artë, jo Messi

Vendimi i Cristiano Ronaldos për t’u larguar nga Real Madridi për Juventusit duhet të vlerësohet më shumë, sipas trajneri të Marseille Andre Villas-Boas, i cili pretendon se portugezi duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, synon ta fitojë Topin e Artë për herën e gashtë në Paris të hënën, përderisa ylli i Liverpoolit, Virgil Van Dijku, është favoriti tjetër për ta fituar këtë çmim, transmeton Express.

Van Dijku e kishte shijuar një sezon 2018/19 të mrekullueshëm me Liverpoolin, duke i ndihmuar atij ta fitojë Kupën Evropiane për herë të gjashtë në histori, përderisa edhe përfunduan si nënkampion në Premierligë, duke mbetur vetëm një pikë prapa Manchester Cityt.

Ndërkohë, Messi e luajti një rol kyç në suksesin e Barcelonës për ta mbrojtur titullin e kampionit të La Ligës, megjithatë katalonasit i pësuan dy tronditje në fund të sezonit duke humbur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit dhe në finale të Kupës së Mbretit kundër Valencias.

Ronaldo është gjithashtu pesë-herë fitues i Topit të Artë, mirëpo ai nuk ka qenë aq mbresëlënës me Juventusit sa kishte qenë në vitet paraprake me Real Madridin. Megjithatë, portugezi Villas-Boas i cilësoi Ronaldon edhe Messin si jashtëtokësorë.

“Është e vështirë… unë jam portugez, kështu që normalisht që e mbështeti Ronaldon më shumë. Cristiano rrezikoi duke u larguar nga ekipi më i mirë në botë, me më së shumti tituj në botë. Ky lloj rreziku duhet të vlerësohet. Të luash në Itali dhe të shënosh gola është e vështirë”, ka thënë Villas-Boas.

“Messi është ende në klubin e tij, Barcelona, që është një klub i madh. Ai arrin ta bëjë dallimin atje. Por, unë jam më shumë për Cristianon sepse jam portugez. Të dy jashtë të jashtëzakonshëm, është e vështirë të zgjedh”.

“Topi i Artë është bërë garë ndërmjet atyre dyve. Është absolutisht e mrekullueshme që i kemi të dy në të njëjtën gjeneratë dhe mund t’i shikojmë të luajnë. Ata janë jashtëtokësorë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu