Virusi Korona, formohet shtab i krizës që do të udhëhiqet nga Spasovski

Në luftën kundër përhapjes së koronavirsit, Qeveria në mbledhjen e sonte ka formuar Shtab të krizë që do të dhëhiqet nga kryeministri teknik Oliver Spasovski.

“Qeveria ka formuar Shtab Koordinativ të Krizës me të cilin do të udhëheq kryeministri. Ky shtab përbëhet nga të gjithë zv/kryeministrat, ministri i Shëndetësisë, i Mbrojtjes, i Punëve të Brendshme, i Transportit dhe Lidhjeve, i Financave, i Arsimit dhe Shkencës, i Punëve të Jashtme, drejtoi i Qendrës për Menaxhim me Krizat dhe drejtori i Agjencisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, me qëllim të kooordinimit të plotë, nga fakti se me shpalljen e gjendjes së krizës më shumë institucione janë kyçur në sistemin e koordinimit dhe punën në terren në rajonet ku është shpallur kjo gjendje”, deklaroi minsitri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu