Vendet e Europës janë duke zhvilluar beteja të mëdha, me masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit që deri tani ka arritur në të gjitha vendet.
Italia rezulton si vendi më i prekur në Europë, ku numri I viktimave ka arritur në mbi 1440, edhe vendet tjera po përballen me një numër të konsiderueshëm viktimash, e të infektuarish.
Vendet si Gjermania, Franca, Spanja etj kanë marrë vendime për mbylljen e shkollave, dhe ndalimin e të gjitha aktiviteteve që ka për qëllim tubimin e masave të mëdha të njerëzve.
E përmes një videoje sensibilizuese, kancelarja Angela Merkel shpërndau mesazhin e saj për qytetarët e vendit, ku deri tani janë shënuar 4 viktima, e mbi 2 mijë të infektuar.
Ajo ju bëri thirrje të gjithëve që të zvogëlojnë kontaktet me njëri tjetrin, dhe sa bëjmë për njëri tjetrin.
‘’Gjithkush mund të ndihmojë me sjelljen e tij që të ngadalësohet shpejtësia e infektimit, e të mos mbingarkohet sistemi ynë shëndetësor’’, tha Merkel ndër të tjera.
VIDEO:










