Visar Ganiu fle gjumë: Rruga “Ismail Kadare” në Seravë si në romanet e tij

Kështu dukej rruga e Seravës, që punimet kishin nisur dy muaj më parë dhe ende nuk kanë përfunduar. Nëpër baltë dhe gropa me ujë, banorët kalojnë çdo ditë këtë rrugë.

“Më shumë se dy muaj, qytetarët e lagjes Serovë, pikërisht në rrugën Ismail Kadare përballën me këtë situatë, të cilët gjetën TV Klan M për t’u ankuar dhe për të denoncuar rastin e tyre”.

Eskavatorët ishin aty, por që sot nuk ishin në funksion.

– Kjo rrugë, që sa kohë që është kështu?

– Po ka gati dy muaj, deklaroi një qytetar.

– A mundëni të funksiononi kështu?

– Po çtë bëjmë! deklaroi një qytetar për tv KlanM.

Pyetëm edhe në Komunën e Çairit se përse kjo rrugë ende nuk ka përfunduar dhe përse është zgjatur kaq kohë, e nga komuna morëm këtë përgjigje.

“Punimet mbi instalimin e ujësjellësit të ri në rrugën “Ismail Kadare” po zhvillohen në kornizë të kohës që është e paraparë për ndërhyrje infrastrukturore, që nënkupton se punimet po zhvillohen pa pengesa konkrete. Deri tani ujësjellës i ri është instaluar në 50% të rrugës dhe gjysma tjetër do të përfundoj ditëve në vijim” – thanë nga Komuna e Çairit.

Deri në përfundim të rrugës Ismail Kadare në Seravë, pas çdo shiu, qytetarët do të duhet të shkelin në baltë dhe në gropat e mbushura me ujë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu