Visar Ganiu realizon aksionin për pastrimin fekal dhe atmosferik në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu në një postim në rrjetin social Facebook shpalosi fotografitë nga aksioni i kryer ditën e sotme në Çarshinë e Vjetër për pastrimin e rrjetit fekal dhe atmosferik, shkruan InfoShqip

Në postimin e tij ai tregoi se ekipet speciale bënë pastrimin dhe larjen e pusetave me makineri speciale dhe me dorë.

Në vazhdim postimi i tij i plotë:

“Sot në Çarshinë e vjetër, realizuam aksionin e radhës ku në bashkëpunim me NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” u bë pastrimi i rrjetit fekal dhe atmosferik.
Ndërkohë, ekipet e punës bënë edhe pastrimin dhe lanë pustetat me makineri speciale dhe me dorë.

Aksionin që e ndërmorëm me qëllim të mirëmbajtjes së infrastrukturës nëntokësore, e ndoqa edhe personalisht nga afër.” përfundon ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu