Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, në profilin e tij në facebook ka postuar disa foto duke shpërndarë ndihma tek banorët në zonat e përmbytura në Shqipëri, shkruan InfoShqip.
“Në shenjë solidarizimi për bashkëkombasit tanë në Shqipëri, sot në rajonet e vërshuara dërguam si ndihmë mjete ushqimore dhe higjienike”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Ganiut.
Ganiu u shpreh se ndan dhimbjen bashkë me ta në këto ditë të vështira duke qenë bashkë me ta në çdo hap të kësaj sprove që i ka kapluar, për më shumë ndiqeni të plotë shkrimin e Ganiut dhe fotot nga shpërndarja e ndihmave./InfoShqip.com

















