Visar Ymeri i tha “po” Albin Kurtit për kryeministër, por tash vjen me tjetër qëndrim

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka dhënë një deklaratë gjatë ditës së sotme që shumëkujt në PSD nuk i ka pëlqyer. Ai ka thënë se ish-bashkëpuntori i tij, Albin Kurti, është njeriu i duhur për kryeministër të Kosovës.Kurse, sonte si i ftuar në “DPT” të Fidani në T7 ai ka dhënë sqarime rreth kësaj deklarate. Ymeri ka thënë se deklarata e tij për Kurtin “është keqinterpretuar qëllimisht”.

“Përgjigja është nxjerrë nga konteksti”, ka deklaruar Ymeri. Ai ka thënë se Kurtin e ka mbështetur për kryeministër kur ka qenë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.“Kanë ndodhur shumë gjëra” që nga ajo kohë, ka theksuar Ymeri. “Nuk e kam besimin e njëjtë në sinqeritetin e Albin Kurtit”, është shprehur ai.“Nuk do ta zgjidhja Albin Kurtin kryeministër. Unë do ta zgjidhja Shpend Ahmetin kryeministër”, ka deklaruar Ymeri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu