Vizita e Macron në Serbi është riparim i dështimit të Berlinit dhe Parisit

Korrespodenti për Ballkan i televizionit nacional francez, France 24, Laurent Rouy, vlerëson se vizita e Presidentit Francez në Beograd, Emmanuel Macron, është vazhdim i përpjekjeve për të rregulluar ‘dështimet’ në Berlin dhe Paris, ku dështoi rinisja e dialogut midis Prishtinës dhr Beogradit, transmeton Gazeta Metro.

Presidenti francez Macron pritet që të qëndrojë për vizitë në Beogradë gjatë 15 dhe 16 korrikut.

Kjo po shihet si interesim më i madh i Francës për rajonin, ndërsa ambasada franceze në Beograd lajmëroi se vizita e tij lidht me Kosovën.

“Pasi që Franca dhe Gjermania kanë vendosur që më shumë të angazhohen rreth Kosovës, kjo sigurisht se do të jetë tema kryesore e takimit të Macron në Beograd”, ka thënë korrespodenti i France 24 në Beograd, transmeton Gazeta Metro.

Ai ka shtuar se kjo vizitë poashtu është tendencë e ‘riparimit’ të dështimit në Berlin dhe Paris të diplomacive të këtyre dy vendeve të forta të BE’së që nuk arritën të ofrojnë zgjidhje që të vazhdojë dialogu dhe ku do të gjendej një zgjidhje për marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se ndryshe nga Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Macron qëndron i hapur ndaj idesë për shkëmbim të territoreve mes dy vendeve.

Taksa 100% në anën tjetër, ka bllokuar tash e 6 muaj të gjitha proceset e bisedimeve dhe e ka lënë Kosovën pa viza, si dhe të izoluar nga BE’ja dhe vendet perëndimore.

Heqja e taksës 100% tashmë është kusht i panegociuar i të gjitha diplomacive të BE, Washingtonit por edhe Moskës. Një gabim që Qeveria Haradinaj e futi si ‘therrë në këmbë të shëndoshë’, e që tash pritet ta heq pa ndonjë përfitim diplomatik./gazetametro

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu