Vizita e parë, përplasja e parë! Kërkesa e Osmanit: Aleancë ushtarake, Begaj: Vetëm NATO, garant i paqes

Menjëherë pas ceremonisë formale, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pati një kërkesë te re për homologun e saj të ri shqiptar Bajram Begaj.

Një kërkesë e fortë për Shqipërinë, në kohën kur situata e sigurisë në Kosovë dhe përplasjet me Serbët në Veri kanë krijuar shqetësim tek ndërkombëtarët.

“Është me rëndësi që këto dy shtete ta formojnë një traktat për mbrojtjen e njëra-tjetrës. kjo praktikë është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete. Është koha që të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim”– u shpreh Osmani.

Presidenti Bajram Begaj nuk i tha një ‘Jo’ të menjëhershme të kësaj kërkese por indirekt. Vjosa Osmanit i tregoi derën, se ku duhet të trokasë për sigurinë e Kosovës, NATON. Aty ku së fundmi Prishtina ka kërkuar anëtarësim.

“Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vlerëson se NATO mbetet një garant i paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë” – tha Presidenti Begaj.

Presidenti i Shqipërisë, njëkohësisht komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura dhe një ish-gjeneral karriere, e bëri të qartë se Tirana nuk mund ta mbështesë ushtarakisht, por vetëm politikisht Kosovën.

“E sigurova presidenten Osmani se gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit dhe si anëtare e OKB-së, Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës, përforcuese e zërit të saj, në promovimin e shtetit të pavarur të Kosovës, pathyeshmërinë e këtij fakti, njohjet e reja dhe rrugëtimin e saj euroatlantik” – theksoi Presidenti Begaj.

Ky qëndrim i presidentit Bajram Begaj është përplasja e tij parë me presidenten e Kosovës. Ai qe dikush me siguri ne Kosove do ta interpretoje si refuzim, është në fakt një ndryshim kryekëput nga paraardhësi i tij Meta, i cili ka qenë me radikal muajt e fundit të presidencës në qëndrimet e tij politike, të përafërta me dyshen Kurti-Osmani./TCH


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu