Mjeku i presidentit Trump, hodhi poshtë spekulimet në lidhje me vizitën e Trump në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake, Ëalter Reed gjatë fundjavës, duke thënë se kjo ishte një vizitë rutinë dhe parandaluese.
Doktori Sean Conley, hodhi poshtë spekulimet se presidenti ishte sjellë në spital pasi kishte dhimbje në gjoks, dhe tha se Trump nuk ishte testuar për ndonjë çështje urgjente ose akute.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë tentuar që ta mbajnë të ‘’fshehtë’’ vizitën e papritur të Trump, në qendrën mjekësore në periferinë e Uashingtonit.Njoftimi për këtë test fizik ndodh paraprakisht, në mënyrë që të shmangen spekulimet për shëndetin e tij, por kjo nuk ndodhi në këtë rast.
Megjithëse Shtëpia e Bardhë zakonisht zbulon peshën e presidentit, presionin e gjakut dhe detaje të tjera të një testi fizik, Conley dha vetëm gjendjen e kolesterolit të presidentit. Ai tha se Trump do i nënshtrohet një testi më gjithëpërfshirës në fillim të vitit të ardhshëm.
Sipas doktorit presidenti Trump kishte një nivel total kolesteroli 165, nga numri 196 I raportuar në shkurt. ‘’Kujdesi parësor parandalues është diçka që ndodh vazhdimisht gjatë gjithë vitit, nuk është vetëm një ngjarje e vetme vjetore’’ shkroi Conley në një memorandum të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Shëndeti i Trump ka qenë prej kohësh një temë interesi, pavarësisht vlerësimit të një mjeku vitin e kaluar se ai ka gjene shumë të mira, dhe kishte shëndet të shkëlqyeshëm. Presidenti 73 vjeçar nuk ushtron rregullisht, përtej golfit, dhe pranoi që vitin e kaluar ai përdor një ilaç statin të krijuar për të ulur kolesterolin e tij.
Conley tha që presidenti vizitoi stafin mjekësor dhe familjen e një ushtari që i nënshtrohet një operacioni. Ai tha se vizita fillimisht ishte mbajtur jashtë syrit të publikut, për shkak të mos krijimit të paqartësive.
Ndërsa testi i fundit i Trump, ishte realizuar në shkurt të këtij viti.










